C’thone te huajt per shokun Zylo?

Shqiptari tjeter
Jashte shtigjeve te rrahura, fjalet fyese me humor te nje shkrimtari me permasa universale

“Le Figaro”, date 26 korrik 1990

Qe prej 20 vjetesh Evropa vazhdon te zbuloje nga libri ne liber nje shkrimtar me permasa universale, Ismail Kadarene. Sot na u dha rasti te lexojme romanin e pare te perkthyer ne frengjisht te nje shkrimtari tjeter, Dritero Agolli. “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” na befason shume, aq me teper mbasi kjo satire i perket vitit 1972, epoke kur nuk mund te behej fjale aspak per liberalizim nga ana e Tiranes. Deri tani vetem disa tekste te Dritero Agollit ishin botuar ne revistat tona pa terhequr vemendjen ne menyre te vecante. Ai ka lindur ne 1931, ka kryer studimet universitare ne BRSS, ashtu si pjesa me e madhe e intelektualeve te brezit te tij. Shume romane i siguruan atij nje fame te qendrueshme ne vendin e tij. I perkthyer ne afro gjashte gjuhe, ai eshte bere sot kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise, megjithese ka nje ciltersi dhe nje liri mendimi te jashtezakonshme.
Romani qe ne lexojme, triumfoi me veshtiresi. Ai eshte shkruar me nje maturi dhe nje klasicizem qe ne pamje te pare duket se u bindet parimeve te realizimit socialist: nuk ka vend per mister, as per lirizmin dhe as per percartje. Edhe psikologjia eshte ne pershtatje me udhezimet zyrtare: sic thuhet atje, askush ne kete kryeveper te ironise nuk eshte as monster, as qenie negative. Mund te pretendohet, gjithashtu, se personazhet jane ithtare te optimizmit dhe te se nesermes se gezuar. Per me teper, heroi Zyloja, eshte nje funksionar i larte, apo me sakte nje aparatcik me pergjegjesi te shumta, i cili nuk bindet por perkundrazi, perdor vazhdimisht nje fryme iniciative. Sigurisht, duhet shkruar me larg se aparencat.

Tregimtari, bashkepunetori kryesor i Zylos, i ngarkuar per kulturen dhe shfaqjet, ve ne dijeni ecejaket e eprorit te tij. Gjithe libri eshte hartuar sikur te kishte pamjen e nje raporti, te nje procesverbali apo te nje biografie zyrtare. Me nje fjale eshte nje tiran simpatik, me vullnet te mire dhe aspak nje karikature. Cfaredo qe te mendoje, te thote apo te beje, ai perpiqet te garantoje mireqenien e nepunesve te tij te administrates dhe t’u siguroje atyre argetimet e klases: luften e klasave te lumturuara.

Shkresaxhi i ndergjegjshem, i nenshtruar dhe ne te njejten kohe mahnites, Demka, tregimtari, ben c’eshte e mundur per t’iu bindur Zylos. Ai i pergatit atij nje numer te madh raportesh qe padroni i tij i perveteson: i tille eshte ligji i hierarkise. Dialogu sherben per t’i menjanuar pakenaqesite: mjafton qe vartesit te binden per epersine e atyre te cilet me miresjellje dhe kompetence, kane hipur mbi supet e tyre. Zyloja shpjegon, perligj, urdheron dhe i le secilit pershtypjen se ka te drejte per cdo gje. Forca e tij bindese eshte e tille sa perkulesh me gjithe qejf perpara poshtersive qe perdor ai: qe prej castit kur behesh bashkefajtor, perkrah dhe diturine dhe largpamesine e tij, edhe pse objektivisht ato te duken te dyshimta.

Skermitjet e dhembeve jane te rralla dhe shpejt lexuesi ben pyetjen se si, perballe kesaj fuqie bindese kaq te shkathet, poshtersia dhe verberia nuk jane ne ane te Demkes: ky nuk vuan aspak nga pozita e tij si i admiruar pa kushte. Ai e ul shpinen me krenari. Keshtu jane monarket: ata gjejne perpara tyre skllever, shume te civilizuar, shume sqimetare, per te cilet bindja eshte me pak e kushtueshme se sa dyshimi me i vogel. Prej ketej del se lexuesi simpatizon Zylon dhe se Demka me ne fund misheron nenshtrimin me pasiv dhe me mendjeshkurter. Nga ana tjeter, Zyloja ka mjaft pushtet per t’u dukur i lire, i guximshem, pothuajse sovran. Kur gjithcka eshte parashikuar, ndodh e papritura: njerezit me te disiplinuar po lekunden gjithashtu ne tronditjen. Nje dite, pa e ditur perse, Zyloja humbet punen e tij.

Ai nuk kritikohet dhe nuk akuzohet per asgje. Ai endet, shkon te gjeje nje pune tjeter, flitet per ta derguar ne nje ambasade. Megjithate, nuk ndodh asgje: ai eshte ne dispozicion. Demka nuk dorezohet: ndjenja e tij e simpatise nuk dobesohet dhe admirimi i tij  nuk do te kishte shfajesime per Demkat. Sherbetoret duhet te sherbejne dhe jo te zevendesojne padronet. Nuk mund te mendohet qe legjenda te merret me njerez aq te paqortueshem si Zyloja. Keshtu gjithe legjenda eshte e marre. Atje qendron e meta e sistemit: qe kur fillon te enderrohet, qe kur ekstrapolohet organizimi i mire material dhe psikologjik ia le vendin cmendurise. Satira mund te te marre atehere perpjestime shperthyese. Dritero Agolli shkruan: “Qeni eshte nje kafshe besnike. Perse zemerohemi kur na trajtojne si qen”? Dhe per t’u tallur me personazhin e vet, Zylo, ai shton: “Nje femije shkruan me shkumes mbi porten e shokut Zylo: Monument kulture”.

Ky liber jashte shtigjeve te rrahura na sjell ngazellim qe na perterihet vazhdimisht. Ai te kujton “Revizorin” e Gogolit me ofendimet me humor qe paten dashur Volteri apo Dideroi. Emri i komunizmit nuk ka nevoje qe te shprehet. Nje demaskim do te ishte me brutal dhe ne te vertete me i lehte. Ketu gjithcka eshte ironike, e balancuar per bukuri, por pa krahe. Dhe dinamiti mbulohet me petale. Nje autor qe meriton nje fame evropiane.

       


 
“Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” i Dritero Agollit

Marre nga gazeta franceze “Le Figaro” date 20 korrik 1990 dhe shkruar nga Alen Boske

Pas Ismail Kadarese, Shqiperia na zbulon nje autor me permasa evropiane. Dritero Agollin me nje roman satirik qe meriton te krahasohet me te famshmin “Revizor” te Nikolaj Gogolit. Asgje nuk eshte me eksituese, me e kendshme, me komike se sa ky portret i nje aparatciku te kenaqur nga vetja dhe qe i shtyp njerezit per te miren e njerezimit me humor dhe miresjellje.  
         





Dominik Fernandez: Shoku Zylo eshte teper i zellshem

Ne revisten franceze “Le Nuvel Observater”, date 12 korrik 1990

Dritero Agolli, Kryetar i tanishem i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise botoi ne vitin 1972 nje roman satirik per absurditetin e burokracise. Libri pati nje triumf ne Tirane dhe i siguroi moscenimin autorit te tij.

Jo, Ismail Kadareja nuk eshte i vetmi shkrimtar shqiptar! Ja nje tjeter, pena therrese e te cilit na jep disa ide te cuditshme per jeten e vendit te tij, i cili nuk hiqet si vecanerisht liberal. Shoku Zylo (i quajtur keshtu, sipas zakonit e duke u perseritur shume merr nje ngjyre shume ironike), drejton seksionin e problemeve kulturore ne administraten e larte te Tiranes. Ndihmesi i tij, i cili ne te njejten kohe eshte sekretar dhe nje njeri qe vihet ne loje, jep llogari ne menyre te perpikte dhe te thate per bemat dhe gjestet e tij. Shkendija komike e ka burimin ne paraqitjen me objektivitet te sjelljes se tij. Shoku Zylo, i bindur per rendesine e detyres se vet, eshte gjithmone ne lufte per nje perhapje me te mire te kultures: ai e percepton misionin e vet si nje lufte e vazhdueshme kunder dembeleve: kur hyn ne zyren e tij, ate e gjen gjithmone ne aktivitet te plote. Duhet qe ai te jape mendimin e tij per gjithcka, mbasi “per te nuk ka dukuri qe te mos jete pretekst per lulezimin e mendimit te tij”. Ai dikton disa dekrete me nje fryme te paimitueshme luftenxitese: “Te studiohet me themel ceshtja e tragjikes. Koncepti i tragjikes, ne jeten e perditshme, nga pikepamja e filozofise se sotme socialiste, nuk duhet te ekzistoje ne ndergjegjen e inteligjences se fshatit. Tragjikija nuk ekziston me, vecse si kategori. Gezimi per te jetuar, ja cili eshte koncepti baze”.

Dritero Agolli verteton se nuk ka shpikur asgje, vecse ka riprodhuar fragmente nga raporte zyrtare. Episode te shumta me shaka, te cilave nuk mund t’u rezistosh. Duke vizituar nje kooperative bujqesore, Zyloja eshte pikelluar kur ka pare se fshataret, te perfshire nga puna, kane harruar shqetesimet e kultures, ne vend qe te vere midis parantezave manite e tij, ai kembengul te beje lufte. Kultura nuk duhet te ndjeke verberisht grurin dhe misrin. Fshataret, a nuk duhet te perfitojne nga banjot publike te vena ne dispozicion te tyre? Ai e porosit sekretarin e tij t’i pergatise nje raport per rendesine e higjenes dhe te “dobise se ujit te ngrohte per te hapur poret e lekures”.

Nje here tjeter, behej fjale per te gjykuar nje pjese te re teatrale. Shoku Zylo shkoi ne teater dhe dha pastaj mendimin e tij: “Eshte nje drame e gabuar nga pikepamja ideologjike. Fillimisht heroi negativ shpreh forcen. A e dalluat se u ngjit ne maje te nje kodre? Cfare do te thote kjo, miqte e mi? Kjo do te thote se ai ngjitet ne nje piedestal, domethene kodra. Duhet qe ai te zbrese nga kodra osse duhet ta fusin ne nje pus. Eshte heroi pozitv ai qe duhet te ngjitet ne koder”. Keto, sipas Agollit, jane fjale te shprehura tekstualisht nga nje zyrtar i teatrit shqiptar. Shoku Zylo nuk ka fat: pjesa, te cilen ai e shpalli te ndaluar, u gjykua e shkelqyer nga hierarkia e tij e larte. Ne kete menyre fillon renia e kaloresit teper te zellshem te kultures.

Por para renies se tij, ai nuk ishte antipatik per ne. Talenti i autorit eshte se na e tregon ate si nje viktime. Viktime e absurditetit burokratik dhe ideologjik qe ben kerdine ne vendin e tij. Nje ingranazh shume i vogel ne makinen teper te madhe anomime te shtetit. Libri u botua ne vitin 1972, pese vjet pas botimit te librit “Shakaja” te Kunderes. Te dy librat i afron nje fare perqasje ne satire. Megjithate, ndersa libri i Kunderes u ndalua shpejt ne Cekosllavaki, romani i Dritero Agollit filloi nje karriere te shkelqyer. Nje vit me pas, autori u fut ne kryesine e Lidhjes se Shkrimtareve te Artisteve, post qe e mban dhe sot. Romani u botua fillimisht pjese – pjese ne nje reviste satirike: humori sherbeu si rrufepritese. Per te perligjur ashpersine e kritikes thuhet: eshte humor! Pastaj vete suksesi i pjeseve siguroi qe libri te mos cenohej. Shoku Zylo shpetoi nga suaza e romanit, per t’u bere nje personazh i jetes shqiptare, nje qytetar si te tjeret. Duket se atje thuhet: “Eshte nje Zylo”, per cilindo qe nuk shperblehet keq per besnikerine ndaj hierarkise se ashper, te erret dhe te gjithfuqishme politike.

C’fat me i shkelqyer mund t’i caktohet nje heroi romani se sa te perdoret ne jeten e perditshme, si nje emer i perbashket? Kete fat te lavdishem e ka pasur ushtari Shvejk dhe Ati Ubu. Tanime, shoku Zylo do te kompletoje triologjine e ketyre groteskave prekese qe zbulojne sklerozen dhe budallekun e nje sistemi. Qe ne te rishikojme shume mendime qe mund te kemi per Shqiperine, duhet qe ai te lihet i lire ne vendin e tij, qe here pas here te nxjerre tituj te rinj, qe te sfidoje, pa u ndershkuar, nomenklaturen nepermjet gazit dhe paturpesise te se qeshures se tij.




Fransua Nurisie: Dritero Agolli, Tartarini i Tiranes

Ne revisten “Figaro Magazine”, date 30 qershor 1990

Dritero Agolli, libri i pare i te cilit eshte perkthyer tani ne frengjisht, qe prej 17 vjetesh kryeson Lidhjen e Shkrimtareve e te Artisteve te Shqiperise. Ata qe i njohin demokracite popullore, e dine se rralle krijues me peshe zene apo zinin atje poste te larta ne aparatin shteteror. Per aparatcikun model, per “poetin e lauruar” ne mode ne Lindje, Milan Kundera ka bere nje portret te ashper ne romanin “Jeta eshte gjetke”, heroi i te cilit eshte Jaromil, i paraprin figures komike te “shokut Zylo”. Por Agolli duket se nuk ka lidhje shume me skiptomanet e zellshem dhe pa shije qe i donte shume stalinizmi. Duke e takuar vitin e kaluar ne Tirane, me beri pershtypje profili i tij prej prijesi, toni i tij i lirshem. Tani ai eshte perkthyer ne koleksionin me vlere “Nga mbare bota”, i cili nuk pranon kedo. A do te arrije te fitoje famen e Ismail Kadarese? Kjo nuk do te jete e pamundur.

“Shkelqimi dhe renia e shoku Zylo”, me titull te qarte, tregon fitoren dhe renien ne Tirane te Zylo Kamberit, funksionar i larte, drejtor i nje seksioni te ceshtjeve kulturore. Eshte nje kritikr marramendese, shume komike e burokracise, e dirigjimit intelektual, e privilegjeve te socializmit dhe e gjuhes se ashper te perdorur. Botuar ne revisten ne vitin 1972, nje vit me vone si volum, si dhe ribotuar me 1981, “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” na detyron te rishikojme disa nga idete tona lidhur me lirine qe i linte nje romancieri Shqiperia e Enver Hoxhes. Vend tamam misterioz! Aq me teper, mbasi pas personazheve te romanit, funksionare, shkresaxhinj, kritike (dhe bashkeshortet e tyre, te shendosha apo te bindura), lexuesit e paralajmeruar sigurisht mund te njihnin personalitete reale. Te pranosh se keto karikatura tallese qene portrete reale, kjo e shton edhe me shume habine tone.

Duke imituar nje fomule te famshme, Agolli, eshte Kafka, me pak me shume diell. Ministria e Kultures, drejtorite, komisionet, mbledhjet e saj, perbejne dekorin pothuajse abstrakt te nje satire bufone. Zyloja eshte nje tartarin e dialektikes, nja calik i fryre me fjale, nje fjalemadh i ngrehur, hipokrit, ndoshta i ndershem, por budalla i pandreqshem. Ne vepren “Roberi” apo “Shkolla e grave”, Zhidi kishte pershkruar nje personazh te kesaj familjeje, te dobesuar, dredharak dhe perfytyrohet se edhe Gogoli, qe kishte jetuar nje shekull me vone, e kishte perdorur nje teme te tille. Duke qene ose jo perkrahes te “realizmit socialist”. Eshte nje gje e rralle qe shkrimtaret te rrezikojne te pershkruajne nje hero negativ, veprim i rrezikshem, por qe mund te prodhoje kryevepra. Duhet mbajtur nje distance e qendrueshme midis autorit e personazhit dhe midis ketij te fundit dhe lexuesit. Agolli e arrin kete duke perdorur nje tregimtar ideal: Demken, qe ne te njejten kohe eshte skllav dhe parazit i shokut Zylo, mburoja e tij. Duke qene nje shkrimtar i deshtuar, gazetar i permbajtur, Demka nuk eshte vecse redaktori i pa rendesi i raporteve, fjalimeve, nderhyrjeve te eproreve te tij hierarkike. Ai shihet vetem ne nje profil te humbur, duke shenuar sentencat e pashuara te padronit te vet dhe duke i sherbyer atij supen. Pas pak, te dy personazhet, njeri qe ushqehet nga tjetri, jane te pandashem: modestia lajkatare dhe hipokrite e Demkes i perqaset madheshtise se Zylos, fryrjes se tij, retorikes se tij boshe, nje fare madheshtie qesharake. Kjo eshte epopeja e llomotitjes doktrinale, apoteoza e asgjeje.

Te mos mendohet se autori ekzagjeron. A nuk kemi njohur, aty nga vitet 50–te tek intelektualet dhe artistet tane te PK–se, nje paaftesi te tille ne te folur, budallalleqe te tilla ideologjike? Ne euforine naive ne te cilen jemi zhytur qe prej gjashte muajsh, duhet qe nje deshmi e kesaj force dhe e kesaj talljeje, te qetesoje levizjen marramendese te lavjeresave tek ne.






Pierr Morrij: Tronditje te shoqerise
Shkrimtari shqiptar Dritero Agolli kritkon ashper burokracine e vendit te tij.

Marre nga gazeta belge “Le Soir”, date 27 qershor 1990

Keshtu pra, Ismail Kadare nuk eshte i vetmi shkrimtar shqiptar i perkthyer ne frengjisht. Ne fakt, lexuesit qe kane kureshtje te lexojne se cfare shkruhet tani ne kete vend me kufij kaq pak te kapercyeshem, kane tanime ne dispozicion te tyre nje “Antologji te prozes shqiptare”, e prezantuar nga Aleksander Zoto, dhe se fundi nje liber me titull “Permbledhje poezish te zgjedhura”, kushtuar poezise se ketij vendi.

Por nje roman kaq me baze sa “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” nuk eshte botuar deri para pak kohesh.
Nje ze zyrtar, por shume i lire.

Megjithate, mund te mendohet me e keqja: Dritero Agolli eshte kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe anetar i Komitetit Qendror te Partise Komuniste, meqenese Shqiperia eshte nje nga keshtjellat e fundit te kesaj ideologjie ne shkaterrim te plote. A nuk do te kishin romanet e tij te vetmen prirje qe te mbronin nje regjim qe tash e tutje te vjeteruar?

Habia eshte shume e madhe; nuk ka asgjekundi kritike me te ashper te organizimit ne vendet e Lindjes sesa ne kete liber, ku mekanizmat e pushtetit cmontohen me nje egersi; te zbutur disi nga nje ndjenje humori, qe i afron personazhet me ne, qe i shnderron ata ne kukulla te manipuluara nga nje sistem qe eshte aq i “perfeksionuar” sa nuk mund t’u lere atyre nje liri te madhe veprimi.

Megjithate, Dritero Agolli, nje burre simpatik, me floke te bardha, qe flet rrjedhshem rusishten, gjuhe me komunikuese se shqipja, ka perfituar shume nga kjo liri per te botuar qe prej vitit 1973, megjithe funksionet e tij zyrtare, duhet thene edhe megjithe disa ngurime nga ana e shume personaliteteve te larta, nje portret te tille tipik te institucioneve te vendit te vet:

“Mund te kritikohet, ve ne dukje Dritero Agolli. Nje shkrimtar duhet te kete nje ndergjegje te larte dhe nuk duhet te kete frike. Qe te shkruash nuk do te thote te pasqyrosh thjesht parimet e qeverise. Duhet shkruar ne nje menyre te tille qe qeveria te mesoje te drejtoje, te komandoje”.

Pra, ai e ka shkruar kete roman i nxitur nga bindja e nje detyre qe duhet te permbushte. Romani eshte porositur pas leximit te disa faqeve nga nje mik qe drejtonte nje reviste humoristike, se ciles donte t’i jepte nje zhvillim te ri.

Tregimtari nuk eshte “shoku Zylo” i titullit, por nje shkrimtar qe nuk arrin te krijoje, i zhytur sic eshte ne nje pune shume me administrative te redaktimit te raporteve zyrtare, pronesine e te cileve e marrin pak a shume me kenaqesi te tjeret, ne varesi te pritjes qe u rezervohet.

“Ne te gjithe vendet ish socialiste ekzistonte rreziku per t’u bere nje burokrat, nje oportunist. Por ne se nje shkrimtar ka nje ndergjegje shume te larte, eshte me mire per te t’i njohe gjerat sepse keshtu do te shkruaje akoma me mire.”


Humori e vetmja arme

Per te pershkruar nje situate si kjo ketu, ku shoku Zylo i ngjit me shpejtesi shkallet e pushtetit zyrtar, per t’i zbritur pastaj akoma me shpejt, duhet perdorur e vetmja arme e disponueshme, por jashtezakonisht e efektshme: humori.

“Humori te lejon te dalesh nga nje gjendje e veshtire. Sikur nje mbremje ne nje rreth miqsh, dikush te tallet me ju dhe t’u thote dicka fyese, nje pergjigje me seriozitet do ta bente gjendjen me te pakendshme per ju. Por ne qofte se se pergjigjesh duke bere shaka, do te dilni nga situata”.
Disa pasazhe te romanit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, i afrohen groteskut. Zylo me rrethin e tij, ne kete rast ky perbehet sidomos nga bashkepunetori i tij me i ngushte, shkrimtari Demke, shkojne ne fshat, te armatosur me teorine socialiste per progresin kulturor. Sikurse del, bujqit u tallen plotesisht me ta dhe i priten me ftohtesi. Domethene duke respektuar zakonet (rakia u derdh lume per nder te te deleguarve nga kryeqyteti, te cilet me veshtire e moren veten), por duke shmangur me kujdes te gjitha temat e diskutimit e ne te njejten kohe duke dhene pershtypje se po i trajtojne me vendosmeri.

Ne te vertete, sa me shume qe nje pushtet te rendoje mbi popullsine, aq me i dobet del se eshte ai. Mbasi forca e vetme e tij do te mund te jete ajo e nje ushtrie. Ne qofte se disa sektore, si kultura qe eshte ne kompetencen e administrates se Zylos, i shpetojne rregullit ushtarak, kjo arrihet vetem me veprime graduale dhe sigurisht jo me nje veprim te prere, qe s’ben gje tjeter vecse perputhet plotesisht me ideologjine ekzistuese. Kjo e fundit, megjithate, mund te kete nuanca sa te mprehta aq edhe te ndryshme, sic eshte rasti per vendimet kontradiktore lidhur me festivalet folklorike, here te inkurajuara, here frenuese, fakte te vogla keto, por qe zbulojne nje vije ne kerkim te perkrahjes nga mbrojtesit e te gjitha tendencave.

Nje liber si ky, nga ana e nje vendi qe ne e konsiderojme si te ngrire ne nje pozicion te pandryshueshem, ndoshta eshte shenja e nje evolucioni te ndjeshem: te kritikosh gjendjen aktuale kjo do te thote se ajo eshte duke ndryshuar ose te pakten se eshte gati per te bere nje gje te tille.

“Per nje fare kohe, tek ne kishte nje tendence per te shmangur realitetin. Me vone, filloi te shkruhej shume per te. Por ne fakt, kishte nje periudhe ku nuk flitej per te tashmen”.

Per shkak te rolit kritik te Dritero Agolli, se bashku me shume shkrimtare te tjere ne bote, i atribuon te shkruajturit, eshte dicka interesante qe te krahasohet evolucioni i shoqerise me ate te letersise.

“Situata shqiptare evoluon ne kete cast, por me duket se letersia ka akoma nevoje per kohe qe ta pasqyroje kete realitet. Disa ane negative si burokracia, jane kritikuar nga letersia. Disa shkrimtare jane ne pararoje ne kete evolucion. Kadareja, per shembull, eshte ne pararoje”.

Kur te kthehet ne Shqiperi, Dritero Agolli, i cili kishte sukses ne nje vend ku librat e tij paten nje tirazh nga 20 000 deri ne 30 000 kopje, do te kete nje sukses te ri, pasoje e drejteperdrejte perkthimit te romanit te tij ne frengjisht, qe i dha atij nje prestigj ne rritje.

“Per shkrimtaret e Ballkanit, eshte e rendesishme qe veprat e tyre te perkthehen ne frengjisht. Franca ka nje autoritet te madh ne fushen letrare dhe botimi ne frengjisht sjell me vete nje interesim te ri per shkrimtarin”.






Pierr Gamarra: Nje roman qe te habit   

Revista “Europe”, gusht 1990

Nga shkrimtari shqiptar Dritero Agolli kemi nje roman sarkastik dhe qe te habit, “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” (Galimard), i perkthyer shume mire nga Kristian Gyt. Mund te merren me mend lehte veshtiresite qe ka kapercyer me zotesine e tij te madhe perkthyesi; tregimi dhe dialogjet plot dykuptime, tallje te perziera me dhimbshuri, qe duhej t’i ndjente shume lexuesi... Na thane se ky roman satirik ishte botuar ne fashikuj ne vitin 1972 ne nje te perjavshme shqiptare dhe se “shume shpejt pati suksesin me te mash, megjithe rezervat nga disa zyrtare te larte”. Fort mire per bese! Le te mos harrojme te theksojme se, per mendimin tone, shoku Zylo duhet te kete ne shume vende, me sisteme te ngjashme apo te ndryshme politike.

Kush eshte ky shoku Zylo? Nje funksionar i larte, i ngarkuar per ceshtje kulturore, nje fare zoti Prydome, i mveshur me nje fare pushteti per te percaktuar dhe vepruar. Nga keto, ai ndonjehere merr karakter komik, madheshti qesharake, ai i do ashtu si edhe ky, formulat percaktuese ne dukje, por per fat te mire dita me e bukur e jetes se tij nuk eshte kordha, por do te ishte me mire bishti i penes. Ai u rikthehet mendimeve te tij... Na jepen ketu disa faqe: “Qose: njeriu qe nuk ka provuar kenaqesine e te rrojturit... Kush nuk ka dhembe, nuk trembet se kumbullat da t’ia mpijne ato”!

Nje verejtje ketu: idete e shokut Zylo nuk jane te gjitha te kota dhe qesharake. Nje fare teprimi, nje fare shakaje, perzihen me verejtje me pak kritike. E verteta e personazhit eshte ketu: ai nuk eshte nje kukull, i zhveshur nga ndershmeria dhe bonsensi. Pas disa diskutimeve te papelqyeshme, disa qendrimeve te shtira, zbulohet nje karakter i pakundershtueshem njerezor. Atehere, mund te pyesim veten, fatkeqesite e shokut Zylo a vijne tamam nga kjo ndershmeri apo nga ky bonsens qe i kane mbetur dhe qe e nxisin te kerkoje drejtesi?

Pra, ne do ta ndjekim Zylon ne jeten e tij te perditshme, ne aktivitetin e tij, ne pushime... Keshtu ne roman ka nje sere kapitujsh ku rrjedh natyrshem komikja, pak a shume nje satire serioze, te tilla si “Shoku Zylo shkelqen ne mbledhjen e madhe”, “Shoku Zylo shkruan ese dhe skica per te larguar mendjen nga andrallat”, “Shokun Zylo e kerkojne me urgjence ne Tirane”, “Shoku Zylo dicka i vjen rrotull”... etj. Po ju le ta shijoni vete gjithe pjesen tjeter. Mbasi keto faqe kane nje shije te kendshme lokale si shija e veres apo e nje fruti tipik. Por kujdes. Atje ekziston nje tjeter gracke e mundshme: kur beson se mburrjet e teperta, pretendimet apo padituria e nje njeriu politik, sidomos ne fushen kulturore, ekzistojne vetem ne Shqiperi pak a shume te larget. Vepra e Dritero Agollit na intereson edhe per vleren e saj universale. Heroin e saj, ne te njejten kohe komik dhe jetesor, ne te njejten kohe i tallur dhe talles, e shohim si nje Don Kishot te mjere, qe kaleron mbi token meme, por edhe gjetke, viktime e nje bote qe e ka ndihmuar per ta ndertuar, por jo gjithnje me naivitet... Figura e Don Kishotit eshte gjithnje e mirepritur perderisa shoku Zylo shoqerohet vazhdimisht nga nje sekretar – redaktor, qe i rregullon mendimet e padronit te tij dhe qe i ben ndonjehere korrigjime sipas menyres se tij. Dhe dihet mire se Don Kishoti dhe Sanco nuk shetisin vetem ne hapesirat e La Manshit.

Ky liber qe me siguri shenja e pare e asaj se cfare po ndodh ne Shqiperi ne castin kur po shkruhej.

Shenim: (Ne revisten letrare franceze “Europe”, ne numrin gusht – shtator, kryeredaktori i saj, shkrimtari Pjer Gamarra, boton  artikullin “Kemali, Agolli, Vargas Ljosa”. Ne kete artikull ai flet per nje roman te shkrimtarit turk Jashar Kemel, per dy novela te latinoamerikanit Vargas Ljosa dhe ndalet te “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”).

   

UBU ne Shqiperi

Shkruar ne revisten “L’illustre” te Lozanes, Zvicer, gusht 1990

Shqiperia, sikur te kishit qene atje, por per fat te mire qe nuk keni qene, njihet ne saj te talentit satirik te romancierit Dritero Agolli. “Socializmi nenkupton llogarite e sherbimit dhe kontabilitetin”.  Kjo fraze e shokut Zylo, pergjegjes i Zyres per Ceshtjet kulturore, jep tonin: nje portret qesharak  dhe pak i hidhur, megjithate pa manekizem, i funksionarit shqiptar, i zellshem ne te gjithe shkelqimin e tij socialist.




Satire e tmerrshme

Marre nga “Figaro Magazine”, 26 maj 1990, shkruar nga publicisti Robert Lacontre ne nje artikull per Shqiperine

Dritero Agolli, Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, eshte gjithashtu nje rast i vecante, “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” eshte nje satire e tmerrshme ndaj te privilegjuarve te sistemit.





Roman i mprehte djallezor

Marrre nga “Le Nouvean Currier de la presse”, date 23 gusht 1990

Me komiku dhe nje nga romanet me te thella, ardhur nga vendet komuniste. I habitshem eshte fakti se ai ka qene botuar ne Shqiperi. Kjo analize e holle djallezore e hipokrizise se pushteteve burokratike nepermjet figures se jashtezakonshme te drejtorit Zylo vlen per te gjithe vendet dhe per te gjitha koherat. Tek ne, Zylo prodhohen edhe ne shkollat e larta. Nuk ekziston pushtet pa nje fare absurditeti.




Mario Biondi: Nga vendi me i mbyllur i Evropes nje roman elegant

Ne gazeten italiane “Corriere della sera”, e diele, date 23 janar 1994

Vere 1982, Shqiperi, krahina e Devollit, kendi me ekstrem, i vendosur midis Maqedonise jugosllave dhe asaj greke. Festival popullor: Te gjitha trupat e zones sollen arritjet me te mira te prodhimtarise se tyre. Ne mes te ushqimeve te pakta, nje mori shishesh me raki, pije e tmerrshme lokale, e distiluar kjo, ne kushte shtepiake, e prodhuar me te gjitha llojet e asortimenteve. Ne oren njembedhjete te paredites eshte njelloj sikur te pish vajguri. Por mysafiri i huaj nuk mund te shmanget nga kjo tradite. Ne tavolinen e tij, nje burre trupmadh, i cili gezon simpatine e te gjitheve, me nje ze te intonuar mire fillon te prese nje spec te vogel jeshil, e ben ne forme gote, te cilen e mbush me raki dhe pastaj e ngre lart. Pas nje fjalimi te shkurter, te shoqeruar me te qeshura e shkelura syri, e kthen duke pire te teren njeheresh. Por cfare tha ai ne fjalimin e vet?

Ngriti nje dolli – na shpjeguan me pas – e cila i drejtohet nje gruaje qe eshte strukur ne tavolinen qendrore, midis autoriteteve te larta. Eshte zevendesministrja e industrise se lehte. Ai i tha: “E sheh, shoqja zevendesministre, se cfare jemi te detyruar te bejme per te pire. Na duhet te perdorim specin. E kur ndonjehere induatria jone, me shpirtin e vet fitimtar, etj., etj., do te arrije te prodhoje gota?”

Ishte kjo nje dolli e rrezikshme, te pakten per veshet e nje te huaji. Por ndoshta jo. Shqiperia ultrakomuniste e Enver Hoxhes ishte nje vend i cuditshem, te cilin me veshtiresi mund ta kuptoje e ta kategorizoje. Autori i dollise qe Dritero Agolli, luftetar i luftes nazifashiste, shpirt i paepur, president i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, e mundet, autoriteti i dyte letrar i vendit te vogel ballkanik, pas Ismail Kadarese.

Nga Dritero Agolli, nje personazh me nje force te mahnitshme njerezore, neper librarite e Italise gjendet ne shitje libri “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”. Nje liber ky, pa dyshim i vecante. Nje pasqyre e intensitetit, gati skizofrenik – shpesh here i veshtire per t’i kuptuar domethenien – vendit dhe kultures nga i cili ai rrjedh. Shqiperia eshte nje mishul gati i padeshifrueshem i solemnitetit bizantin, me fatalizmin dervishian mysliman, mbi te cilen duhet pa tjeter te hidhet drita e  kerkimeve historike. Te dy keto komponente – plus te tretin, kryenecesine e paepur katolike te Veriut, te lidhur me mitin e Skenderbeut dhe simbolin e rezistences kundrejt penetrimit ortodoks e mysliman – u mbajten forcerisht ne bashkejetese ato kohe nga zamket me absurde e me shkollareske marksiste – leniniste. Me nje midhul te tille te cuditshem ideologjik bizantin, fatalizem dervishian dhe krenecesi katolike (plus te ashtequajturin marksizem – leninizem), romani eshte nje pasqyre e rralle.

Vellai i vogel i shume meskineve “funksionare ne karriere”, te ofruar nga letersia e Evropes lindore, ne “Shkelqimin dhe renien” bashke, me debatet boshe ideologjike, lojrat e mjera per pushtet dhe kortet hipokrite te spiuneve dhe pergojuesve, “shoku Zylo”, eshte nje permbledhje e arrivistit koketrashe, e ne te njejten kohe e nje naiviteti te parrezikshem, i cili mbetet ne kujtese cdo njerit prej atyre qe kane rastin ta lexojne kete liber. Si nje balet elegant e i pameshirshem letrar midis Cehovit, Kafkes e Solzhenicinit (plus ndonje fragment nga Lenini e Zhdanovi), pa dyshim qe ky liber ia vlen qe te lexohet. Pervec ketij libri, lexuesit perendimor kane te publikuar dhe ne shitje dhe nje liber tjeter, te po ketij autori, “Komisari Memo”, te shtypur ne Shqiperi ne gjuhen franceze.
Do te ishte e mira qe dhe ky liber te botohej ne italisht, per te dhene keshtu nje kuader me te plote e me te thelluar mbi panoramen kulturore deri tani misterioze te Shqiperise.






Ralf Shuler: Natyre perpelitese e makinerise socialiste

Gazeta gjermane “Neue Zeit”, date 22 ahtator 1994

Edhe nga Shqiperia na vjen letersi. Shume veteve mund t’u duket e pabesueshme qe ai shtet i vogel e per te ardhur keq, me me pak banore se c’ka Berlini, i cili perjetoi nje diktature gjithcka mbyllese dhe nje varferi te hidhur, nxirrka edhe vepra te formatit boteror. Edhe ai, qe te pakten e kupton kete gje, me siguri mund te mburret sepse zakonisht lexuesi perendimor, i ndjeshem dhe me dijeni te pasura, merret me te shumten e kohes me bashkekohesit e vet, te cilet germojne ne aktualitetet e sferes se tyre. Ne qofte se nje nigerian, si per shembull, Vole Sojinka, merr cmimin Nobel ne letersi, ai vertet mund te gezohet per kete nderim, por kjo s’duhet te na shtyje te besojme qe edhe librat e tij do te lexohen ose dramat e tij do te vihen ne skene.

Letersidashesi i ketushem e flak menjane pa e vrare fort mendjen, si nje letersi kombetare folklorike, gjithcka qe nuk merret me pasqyrimin e mefshtesise dhe te atmosferes pesimiste ne psikologjine e tij te civilizimit ose qe nuk i sherben ketij pasqyrimi. Megjithese eshte e vetkuptueshme qe situatat jetesore te huaja, te cilat nuk na interesojne personalisht, as nuk na fusin ne thellesi, por prapseprape nuk mund te pranohet kurresesi qe disa bibliofile, te cilat e mbajne veten si shume te kulturuar, te perdorin te njejtin mekanizem qe perdorin zakonisht ne ekonomi e ne politike. Si ne keto dy fusha, ashtu edhe ne letersi, pushteti i suksesshmit (ne me te shumten e rasteve suksesi matet me monedhat tringelluese) i percakton edhe kufinje me te cilet u dashka te matet arti. Pazotesine per te depertuar ne thellesi te kushteve te te tjereve dhe te letersise se tyre, ne mund ta quanim ne menyre polemizuese “imperializem kulturor”.

Shkrimtare dhe poete shqiptare gezojne nje nam te madh ne rrethe te ngushta njohesish. Pasuria e gjuhes se tyre te zhdervjellet arrin te depertoje tek ne nepermjet perkthimesh te ndryshme. Me librin e vet per Zylon qe u botua ne Shqiperi qysh ne vitin 1972, Driteri Agolli pasuroi letersine boterore me nje roman satirik brilant – pavaresisht nese Shtepia Botuese qe e nxorri ketu, me siguri nuk do te mund te pasurohet me kete veper, per arsyet qe permendem me lart. Megjithese historia e fort te rendesishmit shoku Zylo rrefehet ne menyre ironike dhe te pastolisur, ajo s’ka gje te perbashket me kufizimet e kritikes se rendomte te socializmit real.

Shkrimtari i pafat Demka, viktime e inercise se tij, por edhe e zbrazetires se jetes shoqerore perreth vetes, i eshte nenshtruar fatit te nje kalemxhiu fjalimesh dhe rri e sodit tani luften per poste e pozita ne nje institucion kulturor te Tiranes. Fale nje fjalimi vecanerisht te sukseshem, shoku Zylo arrin te zere nje kolltuk drejtues dhe tani e tutje interesohet per gjithcka duke filluar qe nga mirembajtja e monumenteve e deri tek hamamet e fshatrave.

Goditja gjeniale e Agollit ne kete roman nuk qendron vetem ne faktin se mekanizmat burokratike te pershkruara prej tij ndeshen edhe aneekend burokracise perendimore, ajo qendron per me teper ne faktin se Zyloja eshte, po ta shikosh holle – holle, vetem nje legjende. C’eshte e verteta, ai nuk ekziston fare. Vertet qe nje fare mashkulli qendron ne kolltukun e vet, por ai eshte i pazevendesueshem, njelloj si vete kolltuku. Zyloja i merr te gatshme fjalimet, orientohet sipas udhezimeve nga lart dhe vegjeton ne saje servilizmit dhe bindjes se verber nga poshte. Eshte si puna e nje godine prej pezhishkash qe s’eshte varur asgjekundi, dhe, qe megjthate, mbahet ne kembe. E gjithe godina e burokracise, qe dikur quhej socialiste, pavaresisht se sa dhimbshem vuante individi nen barren e saj, ngrihej ne nje hapesire te huaj per realitetin – dhe pikerishte kete hapesire Dritero Agolli e ka ravijezuar ne menyre te perkryer.

Megjithese shkrimtari eshte i pajisur me njefare shikimi te qarte, ai prap se prap mundohet qe, per hir te qetesise se tij, te bindet per ekzistencen e pamjeve fantazmagorike qe e qarkojne, ne menyre qe te mos detyrohet te ngrihet kundra tyre. Me nje saktesi te pabesueshme autori pershkruan ate llojin specifik te gjykimit te shtypur, i cili mbreteronte ne administrata lindore dhe qe tani mund te kuptohet me aq veshtiresi, ne kete mes as qe mund te behet fjale per bindje, sepse, ne te vertete, askush nuk besonte ne ndonje gje. Por pikerisht kete akuze per mungese te plote bindjesh dhe per ta pranuar ate, funksionaret e vjeter e quajne si kulmin e padrejtesise.
Natyra perpelitese e kesaj makinerie eshte pikerisht ajo qe e ben aq te dhimbshem cdo ndryshim brenda saj, sepse rrotullimi i pavlere i ingranazhit gjigand bllokohet, derisa te njihen perseri preferencat dhe tabiatet e njeriut te ri ne kolltukun e vjeter – derisa rrotullimi bosh te filloje te funksionoje serish me tere fuqine dhe i vajisur mire. Ne fund te romanit kemi kultin e individit, te cilin Agolli arriti ta paraqese me aq sakazem, ndoshta vetem e vetem sepse e perjetoi si nje specie ballkanike. Porse shkrimtari i lindur me 1931 ne Devoll te Shqiperise Juglindore, duhet te kete njohur ne te vertete edhe derivate te tjera te ketij fenomeni gjate kohes se studimeve te tij ne Leningrad ne vitet ’50–te.

Stili lapidar i te treguarit pothuajse na shtyn drejt nje zemergjeresie ndaj burokrateve tane te rehatshem dhe ndaj vete nesh, ish qytetareve te Gjermanise Demokratike Lindore te dikurshme, qe kishim kerkuar nje rruge mbijetese tek diktatura. Ne kete liber askush nuk denoncohet, nuk dermohet e nuk qortohet, cka do te ishte madje me po te kemi parasysh pasojat  shkaterruese te bemave burokratike. Pas leximit te ketij libri, me nje tundje koke, qe shpreh keqardhje dhe njeheresh edhe gaz – maraz, ne rikujtojme te kaluaren, pasi e kemi perjetuar edhe nje here me kete shembull te gjalle.



 
     

Shtypi gjerman per Zylon:

Ne gazeten “Die Velt” kritiku B. Kalnoky ne artikullin “Te qenet shef eshte dicka karakteri”, shkruan “Romani i Agollit nje satire e gjalle – pasqyron me tonin e cilter permes nje kronikani te deshperuar, por te sinqerte, fatin e nje funksionari te fryre, te shokut Zylo, nje funksionar partie qe drejton problemet e kultures. Gjithe ai servilizem perballe shefave te tij nuk mund te pengoje te ece ngahere i qete edhe kur ndryshojne rrymat politike apo edhe kur paraqiten rryma te rrezikshme nenujore. Libri, keshtu behet ne vetvete nje studim i shkelqyer e argetues per karakterin e shefave. Kush ka nje shef, do ta rigjeje ate tek Zyloja”.

Ndersa ne gazeten “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Eckart Krumholz ne artikullin e tij me titull “Nje hap i pamatur drejt sages”, shkruan: “E verteta eshte se romani nuk ka tone te lehta, por ka nje stil te jashtezakonshem mjeshteror dhe njekohesisht sensibel ne trajtimin e ngjarjeve. Autori derdh ne ngjarjet nje mjeshteri, qe sor se e ben kushdo. Romani ne dukje ka stil satirik, po ne te vertete i shmanget atij dhe pa asnje pedantizem fut frymen jetesore, duke te bindur me vertetesine e te shkruarit. Me bindje te thelle ai godet skematizmin dhe formulat e kohes.

Gjithe ngjarjet autori cuditerisht i jep me nota te larta dhe here – here brenda nje dite me nje rrjedhshmeri te rralle. Ketij romani nuk i heq dot asgje dhe asgje nuk bie poshte. Pershkrimet e situatave, kapercimet e tyre, irritimet dhe kundershtimet, lexuesi i ndjek me vemendje te madhe dhe arrin ne perfundim: portrete te tilla te skalitura paguhen shtrenjte me rrezikshmerine. Autori i ndien vete ato qe shkruan dhe nuk i imponohet njeri te jape portretin e aparatit socialist ne te cilin jetonte. Heroi yne Demka e shoqeron perhere shefin Zylo dhe herarke te tjere, e shoqeron ne sherbime te rendesishme, ne konferenca, ne diskutime, ne premiera teatrore dhe madje edhe ne rruge si klloun. Ne mbyllje te romanit shefi Zylo perfundon ne legjende. Dhe kjo ndodh ne nje kohe kur asnjeri nuk e di sesi dhe si ra dhe u shkarkua nga posti. Me te perulurin Demka cfare do te behet? Ai do te vazhdoje me tej, duke pergatitur referate e diskutime per te tjeret”.

Dhe me tutje artikulli vazhdon: “Kete roman, pasi e lexon, eshte veshtire ta harrosh. Kush deshiron te mesoje per jeten ne Shqiperi, pasi te veshtroje fasaden e saj te pergjithshme, duhet te lexoje romanin e Dritero Agollit, kete kronike te saj”.

Ne rubriken e ngjarjeve te rendesishme kulturore, gazeta me e madhe e Zurihut “Tagesanzeiger” ne artikullin “Udhetim satirik neper Shqiperi”, shkruan: “Veper e fuqishme mbi burokracine dhe shtetin. Historia e shokut Zylo, i dhene gjithnje me devotshmeri pas pushtetit, i nje Zyloje te tejzellshem, me dinakeri prej fshatari, i nje Zyloje oportunist dhe te uritur per post, si dhe historia e ngjarjeve te tij groteske, - sic thekson Agolli, - me burokracine reale lexohet si pergjigje satirike ndaj botes absurde. Nje veper e forte, e kthjellet, zbavitese ndaj burokracise dhe, para se gjithash ndaj aparatit shteteror. Ne Shqiperi koncepti “Zylo” ka depertuar ne jeten e perditshme. Ne qeshim perzemersisht dhe me te drejte shohim mjaft qarte tek ky hero tragjiko – satirik edhe portretin e disa bashkekohesve ketu ne vendin tone, por na mbetet e qeshura ne gryke kur zbulojme se, per fat te keq, shakaja e Agollit eshte nje e vertete shume e hidhur (dhe eshte akoma)”.

Kritiku M. Verner Frank ne gazeten “Der Kleine Bund”, duke vleresuar lart romanin, ne artikullin “Lufte per liri e demokraci dhe nje satire”, shkruan: “Bota e burokracise nuk eshte pa gure. Dhe kush pengohet ne to, shpejt bie perdhe. Keshtu, Zyloja, krejt papritur e sheh veten te menjanuar, te zevendesuar nganje shok tjeter. Dhe Demka, i cili gjithnje permallohet shume per lirine, per kohen e veprimtarise se tij si shkrimtar, papritur u be i lire. Nje fat me te vertete tragjik! Sepse Demka trembet prej lirise, pra ai nuk di si ta shfrytezoje kete liri. Keshtu, atij i bie ndermend dicka qe ne situaten e tij eshte mundesia me e mire: shkruan nje kronike mbi Zylon, mbi kete unikum te pershtatur dhe mbi boten e burokracise. Me ironi te holle, me humor dhe shpirt, Dritero Agolli, nje nder shkrimtaret shqiptare me te lexuar, kritikon intrigat, hipokrizite, shperdorimin e postit dhe kurthet. Dhe ai e ben te qarte, se burokracia nuk ekziston vetem ne Shqiperi, por ne mbare boten”.

Gazeta “Vestdeutsche Allgemeine Zeitung” ne artikullin e kritikut V. Platzuk “Fleksibel”, nder te tjera, shkruan: “Romani Zylo” i Agollit, dale me 1973, me nje gjuhe lakonike dhe ne dukje me naivitetin e veshtrimit te botes me syte e Demkes, qendron ne traditen e romaneve te medhenj satiriko – humoristike.

Ndersa me poshte nenvizon: “Mendimi kursyer, veshja politike, shperdorimi i postit, menyra e sjelljes prej prepotenti – rreth ketyre asnje vend nuk mund te ngreje pretendime me te forta dhe me orgjinale, d.m.th. te vetme ne nje vend. Shqiperia ndodhet ne Ballkan. Burokracia ndodhet kudo.

Kritiku Fred Olsen ne artikullin me titull “Ngritja dhe renia e nje aparatciku” ne gazeten “Sudvest Presse” shkruan: “Ne pasqyrimin e fenomeneve qe permbajne kontradikta, fenomene keto te regjimit totalitar, ndodh ndonjehere qe vepra artistike, te cilat afrojne nje pasqyrim besnik te marredhenieve politike, t’u shpetojne vigjilences se censuruesve. Ndryshe nuk mund te shpjegohet fakti qe romani “Zylo...” i D. Agollit ne nje reviste satirike ne Shqiperi. Pikepamjet kryesore te Agollit per veprimtarine e nje burokracie socialiste ne fillim te viteve ’70 dilnin jashte kohes se tyre”.

Ne gazeten “Deister und Veserzeitung” ne titullin “Satire kunder nomenklatures” thuhet: “Nje satirik aq verbues sa Dritero Agolli prej kohesh nuk eshte me nje i panjohur per ne ketu. Romani i tij “Zylo”, qe doli tani ne shtepine botuese Malik eshte nje satire shume argetuese dhe tejet e lexuar ndaj “politikes se kuadrit” te nje vendi socialist. Me kete ai del nga korniza e Shqiperise, vendit ku zhvillohet veprimi. Gjate leximit te ketij romani te kujtohen satiriket e medhenj ruse”.

Me titullin “Satire brilante ndaj burokracise”, gazeta “Haller Tagblatt” e hap faqen e saj kulturore duke shkruar: “Para sfondit te ndryshimeve politike aktuale ne Shqiperi, te cilat e vune kete vend te vogel ne qender te vemendjes se opinionit boteror kjo satire ndaj burokracise dhe petkut te funksionarit, fiton nje dimension mjaft interesant”. Pasi behet analiza e permbajtjes, artikulli perfundon: “Ky roman eshte nje akuze e mprehte, e fresket e plot humor kunder shperdorimit te postit, menyres se te vepruarit prej prepotenti dhe mendjemadhesise dhe deshmon per nje arritje te vertete me vlera per te gjitha koherat qe kalon tej kufijve te Shqiperise”.

Publicisti H. Obermajer ne gazeta “Mittelbayerische Zeitung” te Regensburgut, duke krahasuar burokracine e Gjermanise Lindore me te Shqiperise dhe duke gjetur pika te perbashketa mes tyre ne artikullin “Satira si nje arme kunder qarkullimit ne nje rreth te ngurtesuar”, shkruan: “Zylo” qendron ne traditen e romaneve te medhenj humoristike. Tregimtari Demka eshte nepunes i vogel i burokracise kulturore, eshte shkruajtesi i perhershem i kumteseve per te cilat te tjeret thone fjalet me te mira, ne qofte se ata u vijne pas qejfit. Ne qofte se Demka devijon “nga linja”, atehere ai ndeshkohet. Perkrahesi, por edhe kundershtari i tij eshte Zylo, mjaft lart ne hierarki, i cili ndaj eproreve duhet te ule kurrizin, ndersa ndaj varteseve paraqet shume prepotent. Ne keto raporte varesie, te cilat shpesh ndryshojne dhe qe jane te mbushura me shperdorimin e postit, prepotencen dhe mendjemadhesine. Agolli zhvillon karaktere qe kalojne tej situates se karikatuar te Shqiperise. Prandaj “Udhetimi aventuror permes botes se burokracise” ose “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” nuk na con vetem ne Tirane, ne provincen shqiptare prane bregdetit Adriatik. Burokracia qe pershkruan Agolli eshte kudo, atje ku aksioni i urdheruar ngaterrohet me zhvillimin, – dhe ky rast nuk eshte vetem ne Shqiperi. Zyloja dhe Demka jane figura qe kalojne kufinjte e ngushte kohore dhe ato gjeografike. Tek personazhi Demke, i cili me ne fund kerkon me shume se sa te permbledhe kumtesa per te tjeret, Dritero Agolli pasqyron ne menyre precize deformimin e potencialit krijues. Fakti qe ai kete e ben me ane te farses dhe ironise, fakti qe Demka i tij behet nje figure e thjeshte dhe fakti qe ai nuk i shmanget komikes, megjthe tragjiken qe ekziston ne te, te gjitha keto bejne qe ky roman te jete me shume vlera dhe teper i lexueshem, edhe pse kane kaluar dy dekada”.

Gazeta “Ultimo” ne faqet e saj percjell artikullin e kritikut Peter Korte me titull “Shoku Zylo dhe shkruesi i tij Demka” ku thuhet: “Cfare ndodhi ne Shqiperi? Shume kohe s’ka kaluar dhe Shqiperine duhej ta konsideronim si arene e fundit muzeale te socializmit te ekzistuar realisht. Por me 1973 aty mundi te dale nje roman, qe u qendisi funksionareve ne teresat e partise shume te verteta te hidhura. Romani i Agollit gumezhit nga oborrtaret, qe sherbejne me dashuri, nga servilet, egoistet dhe marifetxhinjte e ideologjise. Demka harton diskutimin dhe sipas rastit behet sherbetor i dy zoterinjve, per te cilet prodhon gjera te kunderta. Zylo, i fresket dhe plot vrull, deshiron te jape ton te ri ne sektorin “N”, te artit dhe te kultures. Por e reja eshte e vjeter. Frazat per “nje pikepamje metodiko – shkencore” te thena me shume me dore, sesa me goje zbukurohen me formulat tipike te bazes, kuadrit dhe popullit. Dhe vitaliteti i jetes shqiptare eshte aq shembellyes, tamam sic e kishin perfytyruar.

Absurditeti i ngjarjeve rezulton tamam nga thjeshtesia e stilit tregimtar te Agollit. Agolli jo pa qellim eshte konciz. Ai i mpreh situatat ne majen me te larte dhe kjo gje kurrsesi nuk tingellon e ekzagjeruar. Tonin e rende prej mburravecesh te funksionareve, duke abuzuar me frazat e Marksit dhe te Engelsit ne e konsiderojme ketu ne Gjermani, si zhurmen e uzinave te perandorise lindore te Honekerit. Komikja ketu nuk lind nga episodet sporadike plot humor, por nga mosperputhja midis asaj cfare thote Zyloja dhe para se gjithash nga besimi qe ka ai ne vetvete dhe vepres se tij faktike. Nje portret i tille satirik si ai qe skalit Agolli, sipas gjithe pervojes sone historike, zor se do te mund te gjente meshire tek cenzuruesit. Nje gabim i cenzures, pra? Apo nje dredhi teper e poshter e Enver Hoxhes?”

Ndersa ne gazeten “Szene Hamburg” ne artikullin “Paralajmerim ne Lindje” Nikolaus Shroder shkruan: “Demka kundershton Demken. Shkrimtari Dritero Agolli pasqyron fatin e nje shkruesi fjalimesh. Ne fakt Demka eshte shkrimtar dhe deshiron te shkruaje tregime. Por me qe njeriu duhet te jetoje dhe meqe Demka nuk eshte nga me te fortet per te thene “jo”, kur behet fjale per kete gje, atehere ai ngadale nenshkruan paqe me “fak fak–in” e tij. Demka ne politiken shqiptare eshte nje talent qe synon per larte”.

Nder te tjera gazeta “Bayerische Rundschau” thekson: “Demka, nje shkrimtar i deshtuar dhe nje semplist modern, eshte kronist i fati plot larmi te shokut Zylo ne boten e mbinatyrshme e te rralle te burokracise, qe pershkruhet ne roman, duke deshmuar nje arritje qe hidhet tej Shqiperise, vendlindjes se autorit dhe vetendodhirave te ngjarjeve”








Nje mbyllje me pak fjale

Romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” per here te pare u botua me 1972 ne revisten “Hosteni” me nxitjen dhe kembenguljen e Niko Nikolles, kryeredaktorit te atehershem te kesaj reviste. Niko Nikolla, ne ate kohe, sa ishte emeruar kryeredaktor dhe donte te ndryshonte dicka nga tradita e revistes, per ta bere ate me te lexueshme. Per kete, ai kishte menduar te botonte tregime te gjata dhe romane satirike ne vazhdim numer per numer te “Hostenit”. Me kerkoi mua ndonje tregim a roman ne gjinine e humorit dhe une i thashe se kisha dicka te pambaruar neper duar. Si nguli kembe, une i dhashe 70 faqe te daktilografuara me nje titull te gjate “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, duke i thene se ky ishte nje roman i pambaruar, i shkruar me shume per te bere shaka me njerezit e shtepise dhe me miqte gazetare, sesa per t’u botuar. Me nje fjale, ia dhashe vetem per ta lexuar, pa ndonje synim botimi. Ai, pa me pyetur, e dergoi ne shtyp, duke vene shenimin: “po fillojme te botojme novelen e Dritero Agollit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”.

Sadija, gruaja ime, i telefonoi Nikos dhe i kerkoi ta kthente romanin e pambaruar, duke i thene se ato shtatedhjete faqe nuk jane veper letrare, por shakara per t’u zbavitur, te shkruara ne plazhin e Shengjinit te Lezhes gjate pushimeve verore.

- Nuk kemi nge te na hapet ndonje telash, Niko! – iu lut ajo, por ishte vone.
Niko Nikolla kishte edhe koken e vet, por edhe rregulloren e redaksise.
- Ti je gazetar ne “Zerin e popullit”. Punon me njerez serioz dhe nuk sillesh poshte e lart me shakaxhinj! Ne ato faqe te daktilografuara, qe ia dhe Nikos me mendjelehtesi, ti tallesh me te gjithe, - me miqte e tu e me lart... Do te shohesh, kur te ta nxjerr Nikua ate permbledhje komedish!... – mumuriste ajo, aq sa me futi edhe mua ndjenjen e dyshimit, duke ditur se grate i nuhatin te parat rreziqet shoqerore dhe politike.

Te gjitha keto nuk e ndaluan marshimin e shokut Zylo. Ne redaksine e “Hostenit” ai lexohej me ze qe ne doreshkrim dhe “percillej” me te qeshura, qe tregonin se keto te qeshura do t’i vazhdonin edhe lexuesit.
Keshtu, e ilustruar me skicat e Bardhyl Ficos, novela fillon botimin. Pas nja dy – tre numrave te “Hostenit”, vepra nga novele u quajt roman dhe iu vu nje shenim i tille: “cdo ngjashmeri me ngjarje dhe me njerez reale eshte e rastit”. Ky shenim u vu pasi disa nga te njohurit e mi filluan te zemerohen nga qe iu dukej sikur shembellenin me ndonje personazh.

Me qe romani filloi te botohej i pambaruar, une gjate botimit vazhdoja te shkruaja, pasi ne fund te cdo numri te “Hostenit” shenohej: “vijon ne numrin e ardhshem”. Botimi ne reviste zgjati gati nje vit, duke lene pas nje zhurme te madhe, mbase me teper se cdo veper tjeter nga te miat. Ne ate kohe Mehmet Shehu, kryeministri i atehershem, nje nga lexuesit e mi me te mire, ishte ne Paris per arsye shendetesore. Ai nje dite i telefonoi nga Parisi Niko Nikolles, duke ia kerkuar numrat ne vazhdim te “Hostenit” per te ndjekur leximin e Zylos. Me vone pastaj, Mehmet Shehu ne nje mbledhje te Keshillit te Ministrave, ku isha edhe une per nje problem te kultures, m’u drejtua mua:

- Nuk te kam thene gjer tani, se te kam mik, por me ate Zylon tende ma ke bere qesharake administraten!
Per simpatine qe kishte ndaj meje, e ndjeva se kritiken ai e beri me veshtiresi, pasi nuk donte te me fyente. Une, per te dale nga situata, u perpoqa te mbrohesha, duke u justifikuar:
- Romani kritikon disa shfaqje burokratike per ta permiresuar administraten.
- Do te ndeshemi, Dritero! – foli Mehmet Shehu me nje shprehje nga te romanit, ku shoku Zylo i thote kryetarit te kooperatives: “Do te ndeshemi, kryetar”!
Ne kete menyre edhe ajo kritike e kryeministrit kaloi me humor. Por ky roman kaloi ne te gjitha drejtimet me humor. Honoraret qe merreshin per cdo numer prisheshin qe ate dite neper tryeza me shakarave. Ne keto tryeza, Niko Nikolla dhe une, ftonim vecanerisht ato “personazhe reale” per t’i marre me te mire, si Coti Papulin, qe ne roman e kishte emrin Cute Babulja. Me nje fjale, honoraret u bene tym cigareje, avull rakie dhe zhurme shakaje. Vetem kur kishim mbetur pabotuar kater – pese numrat e fundit, Sadija iu lut Nikos:
- Driteroi do te shkoje jashte shtetit dhe nuk ka asnje kostum per te qene. Jepja, o Niko, honoraret e ketyre kater – pese numrave, te bleje te pakten nje kostum qe ta kete kujtim nga Zylua!

Dhe nga gjithe ai roman u ble vetem nje kostum. Edhe nga dy botimet e tjera si liber me vete nuk u moren honorare, pasi ishte nje rregull qe vetem nje here paguhej cdo veper arti, le te beheshin ribotime sa te doje!
Kur romani perfundoi se botuari ne “Hosteni” Niko Nikolla dhe une, ne fillim te vitit 1973, shkuam ne Shtepine botuese “Naim Frasheri” ne redaksine e prozes, ku shefe ishte e ndjera Dhurata Xoxa, gruaja e shkrimtarit te madh Jakov Xoxa. Ajo e caktoi Niko Nikollen si redaktor, me qe ishte edhe botuesi i pare.

Ne roman une kisha edhe nje pjese, qe bente fjale per udhetimin e shokut Zylo ne Afrike per te perhapur marksizem – leninizmin. Por, duke biseduar perzemersisht me te ndjeren Dhurata, m’u mbush mendja qe kjo pjese nuk duhej botuar. U lane vetem disa fraza per Afriken, vecanerisht per gjuhet lingala dhe munukutula, qe flitej se do t’i mesonte shoku Zylo. Pjesen per Afriken une e kisha shkruar nen ndikimin e mbresave qe kisha pasur pas nje udhetimi ne Kongo – Brazavil me 1971. Niko Nikolla, me ate shkujdesjen e guximshme te tij, donta ta botonte edhe ate pjese, por une vete lekundesha, pasi nuk deshiroja te hapeshin telashe per permbajtjen kritike te romanit. Prandaj pjesa per Afriken nuk u vu as ne botimet e 1972–se dhe as ne ate 1981–se. Mirepo pak kohe me pare une e gjeta doreshkrimin, mes rremujes se letrave dhe fletoreve dhe vendosa ta shtoj ne kete botim te katert te “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”.

Botimi i ri i romanit, pervec pjeses per Afriken, nuk ka ndryshime nga botimet e meparshme. Ka ndonje redaktim gjuhesor dhe ndonje plotesim te vogel neper kapitujt, me shume per te forcuar lidhjen e tyre me njeri – tjetrin. Sic thashe edhe pak me lart, eshte bere edhe ndryshimi i emrit te nje personazhi. Ky personazh ne variantin e botimit te romanit ne “Hosteni” e kishte emrin Cute Babulja. Por kur romani u botua liber me vete, Cute Babulen une e quajta Kristofor, pasi m’u zemerua Coti Papuli, miku im i vjeter. Pastaj Coti Papuli me tha, perse e ndryshova kete emer. Por c’eshte e verteta, ai u zemerua me variantin e revistes. Me nje fraze te romanit, ku thuhej, se Cute Babulja hengri njembedhjete pellumba, Coti Papuli u inatos dhe me tha:

- Une nuk hengra njembedhjete pellumba, por shtate!

Keto e te tjera jane peripecite e romanit, ashtu si aventurat e shokut Zylo, heroit te tij.

Dritero Agolli
27 shkurt 1999


Dritëro Agolli - Website zyrtar
I gjithe materiali i publikuar ne kete website eshte prone e autorit dhe nuk mund te shfrytezohet/riprodhohet pa autorizim me shkrim
Te gjitha te drejtat e rezervuara © 2011